Futboll

Salah e Van Dijk, edhe për dy edicione te Liverpooli

salah

Janë rritur pritshmëritë që pas sulmuesit Mohamed Salah, edhe kapiteni Virgil van Dijk të qëndrojë te Liverpooli. 

BBC ka raportuar të enjten se pas disa muajsh bisedime, Van Dijk është shumë afër që të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare. 

Edhe Salah është në bisedime të avancuara dhe pritet ta nënshkruajë kontratën e njëjtë. 

Salah e Van Dijk janë prej lojtarëve kryesorë te Liverpooli tash e një kohë të gjatë, në sukseset që skuadra i ka arritur viteve të fundit. 

Kontribut të madh kanë dhënë edhe në këtë edicion. 

Liverpooli është afër që ta fitojë titullin e 20-të në Premier League pasi prin në tabelë me 73 pikë, 11 më shumë se Arsenali. 

Salah është golashënuesi më i mirë i ligës me 27 gola, ndërsa ka edhe plot 17 asistime.