Futboll

Saka kthehet pas 101 ditësh me gol dhe fitore tek Arsenali

Bukayo Saka

Goli i Bukayo Sakas doli të ishte vendimtar në fitoren e Arsenalit 2:1 ndaj Fulhamit. Ai shënoi golin e dytë në minutën e 73-të. Ishte ndeshja e parë për Sakan pas 101 ditësh i lënduar. Saka në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të.

Ndeshja Arsenal – Fulham i takoi javës së 30-të të elitës së futbollit anglez. Golin e parë, Arsenali e shënoi në pjesën e parë. 

Mikel Merino shënoi për 1:0 në minutën e 37-të, kurse Saka realizoi golin e dytë për 2:0. Golin e nderit për Fulhamin e shënoi Rodrigo Muniz në minutën e 94-t. 

Me këtë fitore, Arsneali është forcuar në vendin e dytë me 61 pikë. Fulhami zë vendin e tetë me 45 pikë sa ka edhe Aston Villa një pozitë më poshtë.