Rumania nuk ka hasur në telashe për të fituar në udhëtim ndaj Qipros.
Të shtunën mbrëma, rumunët e fituan 3:0 ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit C2 të Ligës së Kombeve.
Dennis Man shënoi që në minutën e 16-të për 1:0.
Në minutën e 25-të penallti realizoi Razvan Marin për 2:0. Ndërkohë Radu Dragusin e shënoi golin e tretë për Rumaninë në minutën e 36-të.
Rumania udhëheq në grup me 9 pikë, tri më shumë se Kosova. Qiproja mbetet me tri pikë në vendin e tretë.