Skuadra ruse, Rubin Kazan e ka përgëzuar Mirlind Dakun për përfshirjen në ekipin e Shqipërisë për Evropianin që mbahet në Gjermani muajin e ardhshëm.
“Sulmuesi i ekipit tonë Mirlind Daku u përfshi në skuadrën finale të kombëtares shqiptare për Euro 2024”, shkruan në njoftimin e Rubin Kazanit.
Shqipëria në fazën e grupeve të Evropianit “Gjermania 2024” do të përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Daku iu bashkua Rubin Kazanit nga Osijeku në verën e vitit të kaluar. Në elitën e futbollit rus, Daku shënoi dhjetë gola dhe asistoi katër herë. Për Shqipërinë ka shënuar një gol në pesë ndeshje. Para se t’i bashkohej Shqipërisë pesë ndeshje i luajti edhe për Kosovën.