Futboll

Rrugëtimi i Dortmundit deri në finale

Dortmund

Jo të gjithë kanë pritur që Dortmundi do ta kalojë fazën grupore në Champions. 

Në Grupin F ishte bashkë me PSG-në, Milanin dhe Newcastlen. Dortmundi e kishte humbur ndeshjen e parë në Paris e më pas kishte barazuar pa gola në shtëpi me Milanin. 

Dy fitore rresht pa pranuar gol kundër Newcastlet dhe rrugëtimi i Dortmundit ndryshoi. Tjetër paraqitje e mirë në Milano dhe u sigurua kualifikimi, një xhiro pa përfunduar faza e grupeve. 

Dortmundi në 1/8 e finales e eliminoi PSV Eindhovenin, ndërsa në çerekfinale ishte më i suksesshëm se Atletico Madridi. 

Në gjysmëfinale, skuadra gjermane e eliminoi Paris Saint-Germainin që ishte favorit i madh. 

Dortmundi është mbështetur në lojën me kundërsulme të shpejta në fillim, që nuk ishte e suksesshme.

Më pas luajti me një qendërsulmues dhe loja e skuadrës gjermane ndryshoi. 

Që nga ajo kohë, trajneri Edin Terziq nisi të luante me katër mbrojtës, tre mesfushorë qendrorë dhe me futbollistë të shpejtë në sulm si Donyell Malen, Karim Adeyemi dhe Jadon Sancho. 

Terziq e nisi karrierën si trajner në Akademinë e Dortmundit në vitin 2010. 

Në kampanjën 2020/21 ishte trajner i përkohshëm, ndërsa e fitoi Kupën e Gjermanisë pasi në finale mposhti Leipzigun. 

Konkurroi deri në fund për titull kampioni me Bayernin, por humbi vetëm falë goldallimit. 

Njëri prej lojtarëve të rëndësishëm te Dortmundi është Julian Brandt. Gjermani iu bashkua Dortmundit nga Leverkuseni, ku kishte kaluar pesë edicione e gjysmë. 

Mesfushori kreativ ka kompletuar katër vjet te Dortmundi, duke u paraqitur të paktën në 40 ndeshje në secilin edicion. 

Dortmundi është në finale të Championsit për herën e parë që prej vitit 2013. 

Në atë kohë drejtohej nga Juergen Kloppi, por u mposht nga Bayerni 2:1 në “Wembley”.