Donat Rrudhani e ka shënuar golin e dytë këtë edicion në Superligën e Zvicrës në futboll. Rrudhani të dielën kontribuoi me gol në fitoren e Luzernit 2:0 ndaj Grasshoppersit. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të.
Rrudhani ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 57-të për 2:0.
Ai luajti deri në minutën e 61-të dhe ishte më i vlerësuari te Luzerni.
Rrudhani ka edhe një asistim në të gjitha garat.
Reprezentuesi i Kosovës është i huazuar deri në përfundim të edicionit te Luzerni nga Young Boysi.