Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, ka shënuar dy gola dhe ia ka siguruar një pikë Lausannes në Superligën e Zvicrës.
Lausanne të enjten mbrëma barazoi 3:3 me St. Gallenin, në ndeshjen e xhiros së 30-të.
Rrudhani realizoi në minutën e 78-të për 2:2, ndërsa në minutën e 86-të nga penalltia, realizoi për 3:3.
Ai ka gjashtë gola në edicionin aktual. U zëvendësua në minutën e 91-të.
Albert Vallçi e kompletoi ndeshjen te mysafirët, kurse Bastien Toma u inkuadrua nga minuta e 67-të.
Lausanne në vendin e tetë ka 36 pikë, kurse St. Galleni ka 43 pikë.