Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani e ka shënuar golin e parë me fanellën e Sparta Pragës. Ai shënoi gol në debutim me fanellën e ekipit çek, që siguroi paraqitjen në grupet e Ligës së Kampionëve. Rrahmani në fushë u inkuadrua në minutën e 70-të, ndërsa shënoi nga afërsia golin e dytë në minutën e 83-të në fitoren 2:0 të Sparta Pragës ndaj Malmos. Edhe ndeshjen e parë, Sparta e kishte fituar javën e kaluar 2:0 ndaj ekipit suedez.
Qazim Laçi kompletoi ndeshjen, ndërsa nga minuta e 88-të në fushë u paraqit edhe sulmuesi tjetër i Kosovës, Ermal Krasniqi. Indrit Tuci mbeti në stol.
Rrahmani shënon gol në debutim me Spartan Pragën
Albion Rrahahmani e ka shënuar golin e parë me fanellën e Sparta Pragës. Ai shënoi gol në debutim për ekipin çek, në ndeshjen kundër Malmos. Ai shënoi golin e dytë në minutën e 83-të, 13 minuta pasi u inkuadrua në fushë.
Sparta Praga po fiton 2:0.
Video:
🔔🇪🇺 GOAL | Albion Rrahmani | Sparta Praha 2-0 Malmö FFpic.twitter.com/jeSd0T1O5F
— Goals Xtra (@GoalsXtra) August 27, 2024
Albion Rrahmani debuton te Sparta Praga
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka debutuar te skuadra e Spartës së Pragës.
Ai u inkuadrua në minutën e 70-të të ndeshjes ndaj Malmos.
Rezultati aktualisht është 0:0.