Futboll

Rrahmani shënon gol, pastaj lëndohet në fitoren e Spartës

Albion Rrahmani

Foto: Ilustrim

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, shënoi gol por edhe u lëndua në fitoren e Spartës së Pragës. 
Në kuadër të xhiros së 19-të të elitës së futbolli çek, Sparta e Pragës të dielën e mposhti në shtëpi Jablonecen me rezultatin 2:1. 

Rrahmani e shënoi golin e barazimit për 1:1 në minutën e 51-të. Ai u asistua nga Qazim Laçi. 
Por Reprezentuesi i Kosovës ishte i pafat pasi në minutën e 63-të u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi. 

Laçi asistoi edhe te goli i fitores për 2:1. 

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i vlerësuari.  Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci ishin në bankën rezervë te Sparta e Pragës. 

Për Rrahmanin ky ishte goli i shtatë i realizuar në 19 ndeshje. Ka kontribuar edhe me dy asistime.

Lexo përditësimet tjera
Albion Rrahmani

Rrahmani shënon gol, asistohet nga Laçi

Albion Rrahmani ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Jabloneces. Rrahmani u asistua nga Qazim Laçi në...