Futboll

Rrahmani shënon gol në ndeshjen e Kupës

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka shënuar gol për Spartën e Pragës të martën mbrëma për Kupë të Çekisë. Me fitoren ndaj Dukla Pragues 3:0, Sparta siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës.

Rrahmani e kaloi në epërsi Spartën në minutën e 40-të, ndërsa u zëvendësua pas pjesës së parë. Në vend të Rrahmanit u paraqit Ermal Krasniqi. Te Sparta deri në minutën e 65-të luajti edhe Qazim Laçi.

Për Rrahmanin është goli i dytë për Kupë, ndërsa në kampionat ka realizuar katër gola. Një gol ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve.


Rrahmani shënon gol në Kupë të Çekisë

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka shënuar gol për Spartën e Pragës të martën mbrëma në Kupë të Çekisë.

Rrahmani e kaloi në epërsi Spartën ndaj Dukla Pragues në minutën e 40-të.

Te Sparta nga minuta e parë po luan edhe Qazim Laçi.