Futboll

Rrahmani shënon gol, asistohet nga Laçi

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Jabloneces. 

Rrahmani u asistua nga Qazim Laçi në minutën e 51-të për rezultatin 1:1. 

Është duke u luajtur minuta e 55-të dhe Sparta e Pragës po barazon me Jablonecen në kuadër të xhiros së 19-të të elitës së futbolli çek.

Rrahmani shënon gol, pastaj lëndohet në fitoren e Spartës

4 muaj më parë / 15 dhj 2024 15:11
Albion Rrahmani

Foto: Ilustrim

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, shënoi gol por edhe u lëndua në fitoren e Spartës së Pragës. 
Në kuadër të xhiros së 19-të të elitës së futbolli çek, Sparta e Pragës të dielën e mposhti në shtëpi Jablonecen me rezultatin 2:1. 

Rrahmani e shënoi golin e barazimit për 1:1 në minutën e 51-të. Ai u asistua nga Qazim Laçi. 
Por Reprezentuesi i Kosovës ishte i pafat pasi në minutën e 63-të u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi. 

Laçi asistoi edhe te goli i fitores për 2:1. 

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i vlerësuari.  Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci ishin në bankën rezervë te Sparta e Pragës. 

Për Rrahmanin ky ishte goli i shtatë i realizuar në 19 ndeshje. Ka kontribuar edhe me dy asistime.

Rrahmani i pafat shënon, pastaj lëndohet

4 muaj më parë / 15 dhj 2024 14:41
Albion Rrahmani lendohet

Pasi e realizoi golin e barazimit për Spartën e Pragës në duelin ndaj Jabloneces, sulmuesi i Kosovës,

Albion Rrahmani është detyruar të largohet nga fusha në minutën e 63-të për shkak të një lëndimi. 

Rrahmani golin e realizoi në minutën e 51-të me asistimin e Qazim Laçit.