Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka qëndruar në bankën e rezervistëve te Napoli që mposhti me rezultat të thellë 5:0 skuadrën e Palermos.
Ndeshja e 1/16 të finales së Kupës së Italisë u zhvillua të enjten mbrëma në Napoli.
Cyril Ngongo shënoi dy golat e parë, në minutën e shtatë dhe në minutën e 12-të. Juan Jesus realizoi për 3:0 në minutën e 42-të, kurse Davit Neres thelloi epërsinë në 4:0 në minutën e 70-të. Për 5:0 shënoi Scott McTominay në minutën e 77-të.
Nga minuta e 58-të, Palermo luajti me një lojtar më pak në fushë. Aljosa Vasiq u ndëshkua me karton të kuq.