Futboll

Rrahmani me Napolin mposht Milanin, mban hapin në luftë për titull

Amir Rrahmani me fanelle te Napolit

Amir Rrahmani ka qenë titullar dhe ka luajtur tërë ndeshjen në fitoren 2:1 që Napoli e ka shënuar të dielën në shtëpi ndaj Milanit në ndeshjen e xhiros së 30-të të elitës së futbollit italian. 

Matteo Politano (2’) dhe Romelu Lukaku (19’) realizuan golat për Napolin, ndërsa Luka Joviq (84’) shënoi për Milanin. 

Pas 30 xhirove Napoli zë vendin e dytë me 64 pikë, tri më pak se Interi që kryeson. Milani është i nënti me 47 pikë.