Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka shënuar një gol dhe ka asistuar në golin e parë për Sparta Pargën që mbylli 3:1 pjesën e parë kundër skuadrës Karvina, në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros tetë të elitës së futbollit të Çekisë.
Rrahmani shënoi golin e tretë në minutën e 45-të, ndërsa aistoi për golin e parë të realizuar në minutën e dytë. Golin e dytë e shënoi Qazim Laçi. Ai realizoi në minutën e 39-të.
Titullar te Sparta Praga është edhe Ermal Krasniqi. Indrit Tuci është në stol.
VIDEO:
Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka kthyer shkëlqimin në Çeki.
Të martën mbrëma, Rrahmani shënoi gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 4:1 të Sparta Pragës ndaj Karvinas. Ndeshja ishte e mbetur dhe i takoi xhiros së tetë të kampionatit çek.
Rrahmani ka pasur javë të vështira te Sparta, që po ashtu kaloi formë shumë të zbehtë.
Që në minutën e dytë Rrahmani asistoi për 1:0. Për 2:1 në të mirë të Spartës shënoi reprezentuesi i Shqipërisë, Qazim Laçi, në minutën e 39-të. Ai shënoi nga goditja e dënimit, por topi u devijua.
Për 3:1, Rrahmani shënoi në minutën e 45-të. Realizoi gol të bukur nga distanca.
Në minutën e 60-të, Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi u larguan nga loja.
Sparta është e treta me 31 pikë, ndërsa ka një ndeshje më shumë se skuadrat tjera. Slavia Praga udhëheq me 44 pikë. Plzeni është i dyti me 36 pikë.Arsim