Futboll

Rrahmani flet për Osimhenin dhe Lukakun

Romelu Lukaku

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka treguar për dallimet mes sulmuesve Victor Osimhen dhe Romelu Lukakut. Sipas Rrahmanit, Osimhen e mbante më pak topin, ndërsa Lukaku ka një fizik më të fortë dhe mund t’i përfundojë aksionet më shpejtë. 

“Në vitet e kaluara ne kishim Osimhenin, i cili e mbante më pak topin. Tashmë me Lukakun ne mund të luajmë edhe nën presion, ai ka një fizik të fortë dhe na ndihmon që t’i përfundojmë më shpejt aksionet”, ka thënë Rrahmani, shkruan “Sky Italia”. 

Rrahmani është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Napolit në repartin defensiv. Ai është pjesë e klubit italian nga viti 2020. Kontrata i përfundon në vitin 2027.

Osihmen ishte sulmuesi kryesor i Napolit për shumë vjet, ndërsa është larguar kohë më parë. Lukaku tani është sulmuesi kryesor i skuadrës napolitane.