Futboll

Rrahmani fiton përballjen me Ramadanin

Amir Rrahmani

Goli i mbrojtësit të krahut, Giovanni Di Lorenzo në minutën e 73-të e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Lecces. Të shtunën Napoli e mposhti Leccen me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A. 

Di Lorenzos iu anulua edhe një gol në pjesën e parë për shkak të pozitës jashtë loje. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli. 

Ndërsa edhe te Lecce ndeshjen e kompletoi Ylber Ramadani. Medon Berisha i mungoi Lecces për shkak të lëndimit. 

Napoli vazhdon në pozitën e parë me 22 pikë. Lecce ka pesë pikë dhe renditet në pozitën e parafundit.