Futboll

Rrahje masive në një ndeshje në Serbi, gjyqtari jep 10 kartonë të kuq

përleshje serbi

Skena të tmerrshme janë parë në ndeshjen e Ligës Lindore të Vojvodinës në Serbi mes vendasve të Poletit dhe Napredakut nga Çesteregu. Ndeshja u zhvillua në qytetin e Nakovës. 

Gjyqtari nxori 10 kartonë të kuq, ndërsa siç raportojnë mediat serbe, skena të tilla nuk mbahen mend në futbollin vendas. 

Pasi Marko Markoviq, gjyqtari kryesor, i dha fund ndeshjes në të cilën vendasit fituan 3:1, në stadium shpërtheu përleshje masive mes futbollistëve. U përfshin edhe tifozët.

Disa policë më pas ndërhyn me shpejtësi për ta qetësuar situatën në ndeshjen që u luajt më 14 tetor. 

Është paralajmëruar se do të ketë dënime të rënda për të dyja skuadrat.

Liga Lindore e Vojvodinës është niveli i katërt i futbollit në Serbi.

VIDEO: