Sulmuesi brazilian, Vitor Roque, mund të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar.
Të premten mediumet spanjolle kanë raportuar se skuadra arabe, Al-Hilal, po dëshiron që t’i sigurojë shërbimet e brazilianit. Trajneri i skuadrës arabe, Jorge Jesus, e konsideron Roquen si një transferim shumë të qëlluar për sezonin e ri në Arabinë Saudite.
Minutazha jo e madhe në sezonin e kaluar me Barcelonën, ka bërë që Roque ta mendojë largimin.
Roque te Barcelona u transferua në janar nga skuadra braziliane, Athletico Paranaense, për 40 milionë euro.
19-vjeçari në edicionin 2023/2024 ka zhvilluar 353 minuta me gjigantin spanjoll, ndërsa ka kontribuar me dy gola.