Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, është emëruar trajner i skuadrës që garon në kategorinë e dytë të futbollit anglez, Plymouth Argyle.
Kështu është bërë e ditur të shtunën nga klubi në faqen zyrtare.
Rooney e ka zëvendësuar Ian Fosterin, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta që ka arritur me ekipin.
Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën angleze.
38-vjeçari së fundmi kishte drejtuar skuadrën e Birminghamit për tre muaj. Pas serisë së dobët, dy fitore në 15 ndeshje, u shkarkua.
Ka udhëhequr edhe skuadra si DC United e Derby County.
Rooney me përfaqësuesen e Anglisë si futbollist, ka zhvilluar 120 ndeshje dhe ka kontribuar me 53 gola.