Futboll

Ronaldos nuk i mjaftojnë 900 gola, synon 1.000

Cristiano Ronaldo

Goli i radhës i Cristiano Ronaldos do të jetë i 900-ti në karrierën e tij. Por superylli portugez dëshiron të vazhdojë të luajë derisa të ketë shënuar edhe 100 gola të tjerë. “Dua të arrij shifrën e 1000 golave”, ka thënë Ronaldo në një intervistë me ish-lojtarin anglez, Rio Ferdinand, i cili së fundmi ka hapur një kanal në “YouTube”. 

“Nëse nuk lëndohem, kjo është gjëja kryesore për mua. Ronaldo beson se 899 golat që ka shënuar për klubet e tij dhe Përfaqësuesen e Portugalisë janë të pakrahasueshëm. Megjithatë, Libri i Rekordeve “Guinness”, për shembull e vendos Pelen, i cili vdiq në dhjetor të vitit 2022, në vendin e parë me 1.279 gola në 1.363 ndeshje. Shtëpia Botërore e futbollit FIFA nuk mban listë zyrtare.

Ronaldo nga ana tjetër e sheh veten si numrin një. “Të gjitha golat e mia janë të dëshmuara me video”, është shprehur Ronaldo.

Por ai “respekton të gjithë të tjetër” si Pelen apo Artur Freudenreich, i cili vdiq në 1969 dhe thuhet se ka shënuar 1.329 gola.

“Por ajo që thonë ose pretendojnë të tjerët nuk më intereson mua”.

Ronaldo ka mohuar të ketë ndierë presion pas kthimit në Manchester United. Ai ka theksuar se kishte probleme të tjera.

“U ndjeva i lirë sepse kudo që luaj, tregoj nivelin tim të dashurisë dhe do të përmirësoj ligën, pasi e di që lojtarët më ndjekin”, tha ai.

Ish-superylli i Real Madridit insiston se nuk ishte vetëm ana financiare që ai të zgjidhte lehtësisht të luante në Arabinë Saudite.

“Kultura e futbollit saudit ishte e bukur, sepse kam miq që kanë luajtur atje përpara se të ishin trajnerë portugez. Sigurisht, nëse më pyesni nëse pres kaq shpejt që yjet e mëdhenj të lëvizin atje, unë them jo. Por do të pres që futbollit të ndryshoj për shkak meje”, ka thënë Ronaldo.

Ai ka insistuar se liga saudite e futbollit është e fortë. 

“Njerëzit flasin më shumë sesa dinë realisht. Të gjitha ligat kanë probleme, por liga saudite ju them me përgjegjësi se nuk është e lehtë. Për mendimin tim, liga është shumë e mirë. Dhe ata duan të rriten dhe të përmirësohen. Jam shumë i lumtur, sepse kam qenë pionier i futbollit të këtij vendi, kështu që jam i lumtur për këtë”, ka theksuar fituesi i Evropianit të vitit 2016 me Portugalinë.

Pasi shpërtheu te Sportingu, Ronaldo bëri emër te Manchester Unitedi e më pas te Real Madridi. Luajti edhe për Juventusin, ndërsa kishte edhe periudhë të dytë, jo të lavdishme si të parën, te Manchester Unitedi. Tani po shkruan histori në Arabinë Saudite. Në fund të vitit 2022, Ronaldo firmosi me klubin arab, Al Nassr.

Me 212 ndeshje për Portugalinë, Ronaldo është bindshëm lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare. Me 130 gola, Ronaldo është fuqishëm në krye të listës së realizatorëve më të mirë në futbollin ndërkombëtar. Ndeshjet e radhës së Portugalisë janë në shtator, ndaj Kroacisë e Skocisë.