Futboll

Ronaldo synon të bëhet president i federatës së Brazilit

Ronaldo

Ikona e futbollit brazilian, Ronaldo, synon postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Brazilit.

Megjithatë, 48-vjeçari kërkon nga FIFA dhe Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, të monitorojnë procesin e Kuvendit Zgjedhor. 

Nga këndvështrimi i dy herë kampionit të Botës me Brazilin, presidenti aktual i Federatës, Ednaldo Rodrigues ka “kontroll absolut mbi të gjithë procesin”.

Ronaldo ka synime të mëdha dhe nën drejtimin e tij dëshiron ta udhëheq Brazilin drejt titullit të Kupës së Botës 2026. 

“Ka edhe 16 muaj deri në Botërorin e Ardhshëm. Ne po shkojmë atje pas një periudhe 24 vitesh pa titull. Dhe gjithçka që futbollit brazilian nuk i duhet tani është një proces zgjedhor me legjitimitet të dyshimtë”, shkruan ish-futbollisti në një letër dërguar FIFA-s, CONMEBOL-it, ekipeve elitare dhe Kategorisë së Dytë të Brazilit. 

Ronaldo është president i klubit elitar të Spanjës, Real Valladolid.