Futboll

Ronaldo shkëlqen në miqësoren e fundit para Evropianit

CR7

(22:45) - Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në miqësoren e fundit para Evropianit “Gjermania 2024” duke shënuar dy gola në fitoren 3:0 të Portugalisë ndaj Irlandës.

Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 50-të. Në fakt ishte supergol nga ylli portugez. Dhjetë minuta më vonë, Ronaldo shënoi edhe golin e dytë për të dëshmuar formën e lartë para Evropianit. Golin e parë e shënoi Joao Felix në minutën e 18-të.

Ronaldo u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, të cilën e dominoi plotësisht Portugalia.

Me dy golat e sotëm, 39-vjeçari ka arritur në kuotën e 895 golave në karrierë.

Evropiani “Gjermania 2024” që nis të premten, do të jetë edicioni i gjashtë për Ronaldon. Portugalia në Evropian e ka në grup Çekinë, Turqinë dhe Gjeorgjinë. Vlerësohet favorite e Grupit F.


I pandalshëm, Ronaldo shënon tjetër gol

(22:10) - Cristiano Ronaldo e ka shënuar edhe golin e dytë në miqësoren ndaj Irlandës.

Ai shënoi në minutën e 60-të me asistim të Diogo Jotas. Portugalia po udhëheq 3:0.

Ronaldo shënoi edhe golin e dytë në minutën e 50-të. Golin e parë e shënoi Joao Felix.

VIDEO:


Ronaldo është gati për Evropian, shënon supergol

(21:59) - Cristiano Ronaldo ka shënuar gol të bukur për Portugalinë në miqësoren ndaj Irlandës.

39-vjeçari realizoi me të majtën në minutën e 50-të për ta dyfishuar epërsinë e portugezëve (2:0).

Është kjo miqësorja e fundit e Portugalisë para Evropianit.

VIDEO:

Evropiani për Portugalinë nis më 18 qershor kundër Çekisë. Në grup janë edhe Gjeorgjia e Turqia.