Superylli portugez Cristiano Ronaldo, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim të martën mbrëma në fitoren e thellë të Al Nassrit ndaj Al-Feihas, 4:1. Ronaldo shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e dhjetë shtesë të pjesës së parë, kurse asistoi për golin e parë të shënuar në minutën e pestë të ndeshjes që i takoi javës së dytë të elitës së futbollit të Arabisë Saudite. Marcelo Brozoviq e shënoi golin e tretë në minutën e 85-të me asistim të Sadio Manes, kurse golin e katërt, Al-Nassr e shënoi në minutën e 95-të nëpërmjet brazilianit Anderson.
Ronaldo edhe në ndeshjen e parë shënoi një gol ndaj Al-Readit. Ndeshja ishte mbyllur 1:1.
Ronaldo shënon nga gjuajtja e lirë
Superylli portugez Cristiano Ronaldo ka shënuar për Al Nassrin nga gjuajtja e lirë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Al-Feihas. Ronaldo, të martën e shënoi golin e dytë në minutën e dhjetë shtesë të pjesës së parë.
Ronaldo asistoi edhe për golin e parë të shënuar në minutën e 5-të të ndeshjes që i takon javës së dytë të elitës së futbollit të Arabisë Saudite. Al-Nassr po udhëheq 2:0 pas pjesës së parë.
Ronaldo edhe në ndeshjen e parë shënoi një gol ndaj Al-Readit. Ndeshja ishte mbyllur 1:1.
CRISTIANO RONALDO WHAT A FREEKICK! 🤯 pic.twitter.com/JJAhPniktd
— TC (@totalcristiano) August 27, 2024