Futboll

Ronaldo shënon golin e 904-t, Al Nassr fiton në Champions

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka shënuar edhe golin e 904-t në karrierë. Portugezi realizoi të hënën mbrëma në fitoren 2:1 të skuadrës arabe, Al Nassr, ndaj skuadrës Al Rayyan nga Katari. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Championsit aziatik.

Ronaldo shënoi gol të bukur në minutën e 76-të, për 2:0. Madje goditi me të majtën, që është këmba e tij më e dobët. Golin ia kushtoi babait të tij, që e kishte ditëlindjen.

Sadio Mane e shënoi golin e parë për Al Nassr, ndërsa për ekipin nga Katari realizoi Roger Guedes.


Nuk ndalet Ronaldo, shënon golin e 904-t

Nuk ka të ndalur Cristiano Ronaldo.

Të hënën mbrëma ai shënoi për Al Nassr, që po fiton 2:0 ndaj Al Rayyanit të Katarit në Ligën e Kampionëve të Azisë.

 

 

Ronaldo tani i ka 904 gola në karrierë.

Skuadra arabe, Al Nassr, po udhëheq 2:0. Ronaldo shënoi gol të bukur në minutën e 76-të.