Futboll

Ronaldo nuk ndalet, arrin shifrën e jashtëzakonshme prej 913 gola

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po i afrohet ngadalë shifrës prej 1000 golave në karrierë. Prej të hënës mbrëma i ka 913. Deri të hënën i kishte 911.

Superylli portugez shënoi dy gola për skuadrën arabe Al Nassr, që fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Al-Gharafa të Katarit. Ndeshja në Katar i takoi xhiros së pestë të stinorit të rregullt në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Al Nassr tani i ka 13 pikë në pozitën e dytë.

Ronaldo shënoi për 1:0 në minutën e 46-të. Angelo shënoi golin e dytë për skuadrën Al Nassr në minutën e 58-të, ndërsa Ronaldo shënoi tjetër gol në minutën e 64-t. Joselu e shënoi golin për Al-Gahrafan në minutën e 75-të.

Lexo përditësimet tjera
Cristiano Ronaldo

Ronaldo - 913

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka realizuar dy gola për Al-Nassrin ndaj Al-Gharafas në ndeshjen e...