Përzgjedhësi Roberto Martinez i Portugalisë e ka publikuar listën për çerekfinalet e Ligës së Kombeve ndaj Danimarkës, ndërsa Cristiano Ronaldo ka qenë i pranishëm në mesin e 26 futbollistëve të ftuar.
Portugalia, fituese e Ligës së Kombeve në vitin 2019, do të udhëtojë në Danimarkë për ndeshjen e parë më 21 mars, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet më 24 mars.
Ronaldo është 40-vjeçar por po e vazhdon shkëlqimin.
Ai në 32 ndeshjet e edicionit aktual ka shënuar 27 gola e katër asistime tek Al Nassr në Arabinë Saudite, ndërsa i ka 927 gola gjithsej në karrierë.
Me Portugalinë ka zhvilluar 216 ndeshje dhe ka kontribuuar me 135 gola.