Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo me Al-Nassrin, të premten mbrëma kanë pësuar disfatë në finalen e Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite.
Skuadra e Al-Hilalit në finale triumfoi përmes penaltive.
5:4 ishte rezultati në penallti. Pas 90 minutave rezultati ishte 1:1, ndërsa shifrat nuk ndryshuan as pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
Në minutën e shtatë, Aleksandar Mitroviq shënoi për 1:0, në të mirë të Al-Hilalit. Mesfushori Ayman Yahya për 1:1, realizoi në minutën e 88-të.
Al-Hilal e ka mbyllur edicionin me dy trofe të fituar. U shpall kampione edhe në edicionin 2023/2024, në elitën e futbollit arab.