Futboll

Ronaldo kritikohet për “gjestin fëmijëror”

Ronaldo

Tifozët e kanë kritikuar Cristiano Ronaldon në rrjetet sociale pasi 40-vjeçari ishte shumë i pakënaqur kur bashkëlojtari i tij, Jhon Duran, u përjashtua të premten në mbrëmje në disfatën e skuadrës Al Nassr.

Skuadra e Ronaldos pësoi humbje 3:2 nga Al Ettifaq dhe tani është në vendin e katërt në tabelë.

Pas katër ndeshjeve në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Duranit iu dha kartoni i kuq në minutën e 95-të, për të cilin u diskutua shumë.

Ai e shtyu në kokë kundërshtarin Abdulelah Al-Malki.

VIDEO:

Mesfushori u shtri në tokë menjëherë.

Ronaldo nuk ishte i mendimit se ai moment ishte për karton të kuq. Është parë duke diskutuar me gjyqtarin, e më pas edhe duke e qëlluar topin nga mesi i fushës në drejtim të tribunave në shenjë proteste për këtë vendim.

Ronaldo nuk u ndëshkua as me karton të verdhë për veprimet e tij.

VIDEO: