Cristiano Ronaldo e ka kaluar krizën e dy ndeshjeve pa shënuar gol për skuadrën e Al Nassr.
Të mërkurën mbrëma, Ronaldo realizoi dy herë në fitoren 3:1 ndaj Al Khaleejit, dhe ka avancuar tutje me skuadrën e tij në finale të Kupës së Mbretit.
39-vjeçari realizoi gol të bukur në minutën e 17-të për 1:0.
🚨🚨| GOAL: WHAT A GOAL BY CRISTIANO RONALDO!!!
— CentreGoals. (@centregoals) May 1, 2024
Al Nassr 1-0 Al Khaleej pic.twitter.com/tM7z7EEXTE
Më pas, portugezi ia la ekzekutimin e penalltisë bashkëlojtarit të tij, Sadio Mane, i cili realizoi në minutën e 37-të.
Pas afër një ore lojë, Ronaldo realizoi nga afërsia edhe një herë tjetër për 3:0.
Al Khaleej shënoi në minutën e 82-të për 3:1, me mesfushorin Faëaz Al Terais.
Al Nassr në finale do të luajë kundër Al Hilalit.
Ronaldo në edicionin aktual ka 38 gola në të gjitha garat, ndërsa vazhdon formën e mirë para Kampionatit Evropian që organizohet këtë verë në Gjermani.