Futboll

Ronaldo humb penallti në minutën e 96-të, Al-Nassr eliminohet nga Kupa

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka humbur penallti në minutën e 96-të dhe është eliminuar me Al-Nassrin nga Kupa e Arabisë Saudite.

Ronaldo befasoi si rrallëherë, duke gjuajtur mbi portë.

Al-Nassr humbi 1:0 nga Al-Taawon, në kuadër të 1/8 të finales së Kupës saudite të futbollit.

Golin e fitores për Al-Taawonin e shënoi Flavio në minutën e 71-të.

VIDEO: