Futboll

Ronaldo bëhet me trajner të ri

Cristiano Ronaldo me Al-Nassr

Foto: Getty Images

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, do të bëhet me trajner të ri te skuadra arabe, Al-Nassr. Të martën u raportua se Stefano Pioli mund të bëhet trajner i klubit nga Arabia Saudite.

Pioli është kandidati kryesor që ta zëvendësojë Luis Castron.

Mësohet se bisedimet janë duke u zhvilluar në mes të drejtuesve të Al-Nassr dhe menaxherëve të Piolit.

58-vjeçari së fundmi ishte trajneri i Milanit. Te Milani ishte për pesë vjet. Ai fitoi edhe një trofe me klubin italian.

Castro të martën u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.