Futboll

Ronaldo befason me reagim pas thirrjeve “Messi, Messi”

Ronaldo

Gjatë ndeshjes që përfundoi 1:1 ndërmjet Al Nassrit dhe Al Hilalit të premten mbrëma, 39-vjeçari Cristiano Ronaldo, edhe një herë tjetër është ngacmuar nga tifozët kundërshtarë.

Ata kanë bërë thirrje “Messi, Messi”, në mënyrë që ta provokojnë superyllin portugez. Por, tentimi i tyre kësaj radhe nuk ka qenë i suksesshëm, siç kishte ndodhur në të kaluarën.

Ronaldo nuk u shfaq i nervozuar. Ai u kthye nga tifozët dhe ua tregoi gishtin e madh, me sinjalin se gjithçka është në rregull. Disa sekonda më vonë, ai sërish bëri shenjë që një gjë të tillë mund ta përsërisin.

Rivaliteti mes Ronaldos e Messit ka qenë shumë i madh për shumë vjet.

Ndërkohë thirrjet “Messi, Messi”, kur Ronaldo ka qenë në fushë, ishin të shumta. Reagimi i Ronaldos në të kalurën ka qenë krejtësisht ndryshe.

VIDEO: