Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka realizuar dy gola për Al-Nassrin ndaj Al-Gharafas në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.
Ronaldo realizoi për 1:0 në minutën ne 46-të. E realizoi edhe golin e tretë në minutën e 64-të.
Ronaldo ka arritur në shifrën e 913 golave në karrierë. Al-Nassri po kryeson 3:0.
RONALDO!!!!!!!!!!!! WHAT AN INSANE HEADER!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/GQDZV09q6k
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) November 25, 2024
CRISTIANO RONALDO WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/ZD8L5jQDZp
Ronaldo nuk ndalet, arrin shifrën e jashtëzakonshme prej 913 gola
Cristiano Ronaldo po i afrohet ngadalë shifrës prej 1000 golave në karrierë. Prej të hënës mbrëma i ka 913. Deri të hënën i kishte 911.
Superylli portugez shënoi dy gola për skuadrën arabe Al Nassr, që fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Al-Gharafa të Katarit. Ndeshja në Katar i takoi xhiros së pestë të stinorit të rregullt në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Al Nassr tani i ka 13 pikë në pozitën e dytë.
Ronaldo shënoi për 1:0 në minutën e 46-të. Angelo shënoi golin e dytë për skuadrën Al Nassr në minutën e 58-të, ndërsa Ronaldo shënoi tjetër gol në minutën e 64-t. Joselu e shënoi golin për Al-Gahrafan në minutën e 75-të.