Futboll

Romës i duhet fitorja në derbi për vendin e pestë

Roma - Serie A

Roma dhe Juventusi do ta zhvillojnë derbin e xhiros së 35-të në elitën e futbollit të Italisë, të dielën nga ora 20:45.

Fitorja do t’i ndihmonte Romës të forcohej në pozitën e pestë, të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër. Roma është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, por në ndeshjen e parë në shtëpi u mposht nga Leverkuseni, 2:0.

Juventusi aktualisht ka 65 pikë në vendin e tretë, kurse Roma në vendin e pestë ka 59 pikë, dy më shumë se Atalanta e vendit të gjashtë, dhe katër më shumë se rivali lokal, Lazio, që zë vendin e shtatë.

Në Itali, kampion i konfirmuar tashmë është Interi.

Roma barazoi te Napoli në javën e kaluar.

Ky barazim ia siguroi Milanit vendin e dytë në tabelë.

Milani e pret Genoan të dielën nga ora 18:00. Genoa në mesin e tabelës ka 42 pikë, kurse “rossonerët” kanë 70 pikë.

Nga Serie A për edicionin tjetër, përveç Salernitanas, tashmë pa gjasa për mbijetesë rrezikojnë të bien edhe Udinese dhe Sassuolo.

Udinese ka 29 pikë në vendin e 18-të, kurse Sassuolo ka tri pikë më pak në vendin e parafundit.