Futboll

Roma përballë Portos në fazën nokaut të Ligës së Evropës

roma

Dy herë fituesi i Ligës së Evropës, Porto, do të përballet me dy herë finalisten, Romën, në fazën nokaut të kësaj gare. 

Ndërkohë, Fenerbahçe që drejtohet nga Jose Mourinho, do të luajë kundër Anderlechtit. 

Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës. 

Porto, fitues në vitin 2003 dhe 2011, për herë të fundit me Romën është përballur në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në vitin 2019. 

Skuadra portugeze ishte më e suksesshme pas dy ndeshjeve. 

Galatasaray do të ballafaqohet me AZ Alkmaarin. 

Ajaxi i Amsterdamit, kampion në vitin 1992, do të ballafaqohet me Royale Union, kurse Tëente përballet me Bodo/Glimtin e Norvegjisë. 

Tetë skuadrat e para në ligë janë kualifikuar në 1/8 e finales, ndërsa ekipet prej vendit të nëntë deri në vendin e 24-t, do të luajnë në plejofin me nga dy ndeshje. 

Skuadrat e Premier Leagues, Manchester United dhe Tottenham, që janë në mesin e favoritëve për të triumfuar në këtë garë, e kanë siguruar direkt avancimin në 1/8 e finales. 

Unitedi dhe Spursi do të presin fituesin ndërmjet Midtjyllandit dhe Real Sociedadit apo AZ Alkmaarit dhe Galatasarayt.

Çiftet e shortit të fazës nokaut në Ligën e Evropës

Twente – Bodo/Glimt

Royale Union – Ajax 

AZ Alkmaar – Galatasaray 

Ferencvaros – Viktoria Plzen 

Fenerbahçe – Anderlecht 

PAOK – FCSB 

Midtjylland – Real Sociedad 

Porto – Roma

Ndeshjet e para luhen më 13 shkurt, ndërsa ato kthyese më 20 shkurt. 

Shorti për fazën e 1/8 së finales do të tërhiqet më 21 shkurt.