Roma ka fituar minimalisht, 1:0, derbin ndaj Lazios të shtunën në Serie A në xhiron e 31-të.
Gianluca Mancini realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai shënoi me kokë në minutën e 42-të.
Si përherë, derbi i kryeqytetit italian dhuroi edhe tensione.
Në fushë u shpërndanë 9 kartonë të verdhë e para ndeshjes tifozët u përleshën mes vete.
Roma është e pesta në tabelë me 55 pikë të tubuara. Lazio është dy pozita më poshtë me 46.