Roma e ka eliminuar shtatë herë kampionin e Evropës, Milanin, nga Liga e Evropës.
Roma të enjten mbrëma fitoi në “Olimpico” me rezultatin 2:1, dhe ka avancuar tutje me rezultatin e përgjithshëm, 3:1.
Gianluca Mancini në minutën e 12-të dhe Paulo Dybala në minutën e 22-të, shënuan për 2:0.
Zeki Celik i Romës në minutën e 31-të u përjashtua me të kuq.
Matteo Gabbia në minutën e 85-të e shënoi golin e vetëm për “rossonerët”, ndërsa Theo Hernandez u përjashtua me të kuq po ashtu, në minutën e 92-të.
Roma në gjysmëfinale të Ligës së Evropës ballafaqohet me Leverkusenin.