Futboll

Roma e ndal në barazim Juventusin

Roma

Roma e ka ndalur në barazim skuadrën e Juventusit që pati dy fitore rresht në fillim të edicionit.

Juventusi dhe Roma barazuan pa gola të dielën në mbrëmje, në xhiron e tretë të elitës së futbollit italian.

Raste pati nga të dyja skuadrat por jo edhe gola.

Juventusi me shtatë pikë zë vendin e dytë. Nga shtatë pikë kanë edhe Interi, Torino dhe Udinese.

Roma në vendin e 16-të ka dy pikë, pas një humbjeje e një barazimi.