Futboll

Roma befasohet nga Como

Como

Skuadra e Romës është befasuar nga Como në ndeshjen e javës së 16-të të Serie A.

Como të dielën në shtëpi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Romës me rezultatin 2:0.

Vendësit dy golat i realizuan në fund të ndeshjes.

Për 1:0 shënoi Alessandro Gabrielloni në minutën e 93-të.

Katër minuta më pas, Nico Paz realizoi për 2:0.

Como ka 15 pikë dhe është në vendin e 16-të.

Roma ka 16 pikë dhe renditet në mesin e tabelës.