Futboll

Rodrygo pritet të mungojë në “El Clasico”

Real Madrid

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, është në dyshim për “El Clasicon” e së shtunës ndaj Barcelonës. Të martën mbrëma ai u largua nga fusha i lënduar, në ndeshjen e Championsit ndaj Borussia Dortmundit.

Rodrygo u zëvendësua në minutën e 85-të nga Aurelien Tchouameni, në fitoren 5:2 ndaj Dortmundit. Trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se Rodrygo nuk pritet të luajë ndaj Barcelonës për shkak të lëndimit muskulor.

Braziliani pritet t’u nënshtrohet testeve të tjera ndërkohë.