Futboll

Rodrygo konfirmon qëndrimin te Real Madridi

Rodrygo

Sulmuesi brazilian Rodrygo nuk është duke e menduar largimin nga Real Madridi.

Të dielën, Rodrygo ka konfirmuar se nuk do të largohet nga gjigandi spanjoll pavarësisht interesimit të Manchetser Cityt.

“Këtë javë disa media raportuan për oferta, emra klubesh të interesuara për mua. Por unë nuk di asgjë, nuk jam i interesuar. Edhe nëse ka propozime, nuk e kam idenë për këtë, pasi dua të qëndroj. Jam i lumtur këtu, asgjë tjetër nuk kam për të thënë rreth kësaj teme”, është shprehur Rodrygo.

Për brazilianin interesim ka shprehur Manchetser City dhe Liverpooli.

21-vjeçari te Reali u transferua në vitin 2019 nga Santosi për 45 milionë euro.

Braziliani në edicionin 2023/2024 ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me nëntë asistime në 51 paraqitje për gjigantin spanjoll.