Sulmuesi i Real Madridit dhe Brazilit, Rodrygo thotë se kishte refuzuar kalimin te Liverpooli në vitin 2017. Ish-skuadra e tij Santosi kishte një opfertë prej tre milionë euro për 23-vjeçarin. Por ishte Rodrygo që refuzoi kalimin te Liverpooli.
“Ne nuk e mbyllëm marrëveshjen, sepse nuk doja. Doja të qëndroja te Santosi edhe pse oferta ishte shumë e mirë”, ka kujtuar Rodrygo, shkruan “90.min.com”.
23-vjeçari u largua nga Santosi në vitin 2019. Iu bashkua gjigantit spanjoll Real Madridi, skuadër me të cilën ka kontratë deri në vitin 2028.
Për Realin ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar tetë herë në 43 paraqitjet e këtij edicioni.