Futboll

Rodrygo ftohet për ndeshjen kundër Milanit

Rodrygo

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka ftuar sulmuesin brazilian, Rodrygo, për ndeshjen ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.

Reali të martën e pret Milanin nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Rodrygo e ka tejkaluar lëndimin që e mbajti jashtë fushave për dy javë.

Braziliani Rodrygo pësoi lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Borussia Dormundit në Champions më 22 tetor.

Rodrygo është shumë i rëndësishëm për skuadrën e “Los Blancos”.

23-vjeçari Rodrygo në 13 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.