Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, ka folur para ndeshjes me Atletico Madridin.
Atletico të mërkurën nga ora 21:00 e pret Realin në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Reali e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2:1.
Rodrygo theksoi se ndeshjet kundër Atleticos janë gjithmonë të veçanta.
“Ndeshjet kundër Atleticos kanë një atmosferë tjetër sepse janë derbi, janë dy skuadrat më të mëdha në qytet. Atmosfera është zakonisht e ndryshme dhe është gjithmonë e veçantë të luash kundër Atleticos”, deklaroi Rodrygo, shkruan të hënën “Mundo Deportivo”.
Rodrygo së bashku me Vinicius Juniorin dhe Kylian Mbappes janë futbollistët kryesorë të Realit në sulm.
Ai ka treguar se si është të luash me Viniciusin dhe Mbappen.
“Të luash përkrah Mbappes dhe Viniciusit është shumë e veçantë, është një ëndërr të luash me lojtarë të mëdhenj dhe të jesh pjesë e atij sulmi. Çdo ditë lidhemi më shumë, e njohim njëri-tjetrin më mirë dhe luajmë më mirë. Ky ka qenë vetëm fillimi, sepse ne kemi ende një histori të bukur për të shkruar si treshe”, ka thënë sulmuesi brazilian.
LEXO EDHE: