Fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, synon që të kthehet në fushën e lojës para përfundimit të edicionit aktual.
Mesfushori i Manchester Cityt pësoi lëndim të rëndë në gjurin e këmbës së djathtë në muajin shtator, në barazimin 2:2 ndaj Arsenalit, shkruan “BBC” të enjten.
Trajneri Pep Guardiola më pas ka thënë se ai e ka humbur sezonin, por Rodri po synon që të kthehet sa më shpejtë.
“Synimi është të kthehem në këtë sezon. Nuk dorëzohem, por edhe nuk dua të bëj ndonjë gabim. Synimi është që pas gjashtë apo shtatë muajsh të jem gati”, ka deklaruar Rodri në emisionin “The Rest Is Football”.
Premier League përfundon më 25 maj, tetë ditë para finales së Kupës FA, më 17 maj.
Kampanja më pas vazhdon me Kupën e Botës për Klube, ku pjesëmarrëse do të jenë 32 skuadra, e që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe City do të jetë pjesëmarrës në atë garë, që mbahet prej 15 qershorit deri më 13 korrik.