Futboll

Rodri mbërrin në Paris, pritet ta fitojë Topin e Artë

Rodri

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri ka mbërritur në Paris për ceremoninë e Topit të Artë që mbahet sonte nga ora 20:00. 

Sipas raportimeve të fundit, Rodri është favoriti kryesor që ta fitojë çmimin kryesor individual. Fabrizio Romano njoftoi më herët se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur që askush prej madrilenëve të mos udhëtojë për në Paris, pasi Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë. 

Rodri është njëri prej 30 kandidatëve për ta fituar Topin e Artë. Në mesin e kandidatëve është edhe Granit Xhaka.