Futboll

Rodri: Ëndërroj ta fitoj “Topin e Artë”

Rodri

Rodri

Mesfushori spanjoll, Rodri, është njëri prej 30 kandidatëve për ta fituar “Topin e Artë”, trofeun kryesor individual në futboll.

Rodri të martën ka theksuar se fitimi i “Topit të Artë” është ëndërr për të.

“Do të ishte një ëndërr ta fitoj ‘Topin e Artë’. Jam shumë i lumtur për gjithçka që më ka ndodhur në vitet e fundit, me fitimin e trofeve me Cityn në edicionin e kaluar dhe fitimin e Euros me vendin tim. Është rezultat i punës së palodhur”, ka thënë Rodri.

Ndër kandidatët kryesor për ta fituar “Topin e Artë”, është braziliani Vinicius Junior. Në listën e kandidatëve është edhe Granit Xhaka.

Ceremonia do të mbahet në Paris më 28 tetor.