Futboll

Risia në futbollin anglez ndodh në ndeshjen Tottenham – Liverpool

referi

Stuart Attwell

Në futbollin anglez të mërkurën mbrëma ka pasur risi sa i përket njoftimit për situatat në sistemin VAR.

Njoftimi i parë i vendimit të VAR-it ku dëgjohet nga i gjithë publiku ka ndodhur në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit.

Gjyqtari Stuart Attwell konfirmoi se goli i Dominic Solankes u anulua për pozitë jashtë loje.

VIDEO:

Rezultati i ndeshjes Tottenham – Liverpool, që është pranë përfundimit, është 1:0.