Futboll

Rikthehet drama, Broja sërish drejt Ipswichit

Armando Broja

Chelsea dhe Ipswich Town kanë hyrë në fazën e avancuar të bisedimeve për të mundësuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, nga “Blutë” e Londrës tek ekipi i saporikthyer në Premier League.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Siç ka thënë ai tashmë po negociohet për riaktivizim të marrëveshjes që ishte dakorduar ditë më parë, por që transferimi pati dështuar për, siç u raportua, dështimet në testet mjekësore.

Sipas raportimeve, marrëveshja ka qenë që 22-vjeçari të huazohej nga Chelsea e Ipswichi është i detyruar t’i paguajë 30 milionë euro për ta transferuar përfundimisht – nëse mbetet në Premier League.

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar.