Futboll

Rikthehet Chiesa, pritet të luajë ndaj Fiorentinas

Federico Chiesa

Federico Chiesa

Ylli i Juventusit, Federico Chiesa, e ka kompletuar seancën stërvitore të premten në mëngjes dhe do të jetë gati për ndeshjen kundër Fiorentinas, të dielën.

Futbollisti i talentuar ka munguar të enjten në stërvitje për shkak se ishte i sëmurë, por është kthyer një ditë më pas në “Continassa”, ka shkruar “Football-Italia”. 26-vjeçari do të luajë kundër ish-skuadrës, Fiorentinas, në “Allianz Stadium” të dielën.

Chiesa shënoi në fitoren 2:0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Lazios, të martën mbrëma. Chiesa ka shënuar shtatë gola në 27 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual, ndërsa ka edhe dy asistime.